11 përdorime mahnitëse të pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur më parë
Pastrues i objekteve të argjendit
Të gjithë e dimë se kur sendet prej argjendi janë të pista, duhet të përdorim larës të posaçëm. Nuk keni përse të harxhoni para duke blerë produkte të shtrenjta. Mjafton të merrni pak pastë dhëmbësh. Fërkojeni sipërfaqen që doni të pastroni me pastë dhe ajo do të shkëlqejë si më parë.
Fenerët e makinave
Jo vetëm pjesët metalike të makinës kanë nevojë për pastrim. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kohë pas kohe edhe fenerëve. Nuk ka asgjë më mirë se sa pasta e dhëmbëve për atë punë. Vendosni pak pastë dhëmbësh në një sfungjer ose copë dhe fërkoni fenerët. Do vini re se këta të fundit do jenë të pastër dhe i gjithë pluhuri do të zhduket.
Zbardhues i tasteve tek pianot e vjetra
Është e trishtueshme kur pianoja fillon të duket shumë e vjetër dhe ngjyra e bardhë fillon e zverdhet. Ashtu si pasta ndihmon me zbardhjen e dhëmbëve të verdhe, të njëjtën punë bën edhe me tastet e pianos.
Pastroni atletet tuaja
Mund ta përdorni pastën për të pastruar papastërtitë nga pjesa plastike, dhe jo vetëm, e këpucëve tuaja. Thjesht merrni pak pastë dhëmbësh dhe një sfungjer, dhe do të mahniteni nga rezultatet.
Njollat mbi tavolinë të shkaktuara nga gotat ose pjatat
Thjesht merrni pak pastë dhëmbësh, një copë të pastër dhe njolla do të ikë në 2 sekonda.
Njollat e bojës në bluzë
Keni bërë aksidentalisht me bojë stilolapsi bluzën e preferuar? Përpara se ta hidhni atë , provojeni ta hiqni njollën me pastë dhëmbësh. Ja çfarë duhet të bëni: vendosni pastë dhëmbësh mbi njollë dhe lëreni për të paktën 24 orë. Lajeni ditën tjetër.
Njollat e bojës së flokëve mbi peshqir
Kur po lyenit flokët hodhët pa dashje bojë në peshqir ose bluzë? Provoni ta lani me pastë dhëmbësh dhe do të shikoni se njollat do të hiqen.
Pickimi i insekteve
Me këtë kurë nuk do shqetësoheni më nga pickimet e insekteve. Vetëm vendosni pak pastë në pjesën e prekur dhe lehtësimi nga kruajtja apo djegia do të jetë e menjëhershme.
Puçrrat
Nëse shqetësoni për një puçërr që ju ka dalë, mjafton ta bëni atë me pastë dhëmbësh dhe preferohet ta lini ashtu tërë natën. Në mëngjes do vini re rezultatin.
Shapkat
Shqetësoheni për njollat që gjendet tek pantoflat që vishni çdo ditë? Lajini ato me pastë dhëmbësh dhe të gjitha papastërtitë do të zhduken. Mbi të gjitha pasta do t’ju japë atyre një ndjesi freskie.
Shërben për të varur postera
Nëse doni të varni një poster në murin tuaj, përdorni pak pastë dhëmbësh tek secili nga cepat dhe do e shikoni se ajo do ngjisë si një ngjitës. Për më tepër, kur do të doni ta hiqni, ka për të dalë shumë lehtësisht dhe mbi të gjitha nuk shkakton asnjë dëm në mur, si vrima ose gërvishtje.
/Burimi: Healthy Life Byte – Gazeta Shëndeti/