Facebook me nivel të ri të sigurisë për përdoruesit e saj (Foto)
Tani llogaritë e Facebookut mund të mbrohen edhe më shumë përmes çelësave të sigurisë në formë të USB-së, transmeton Koha.net. Ky lloj çelësi ofron siguri shtesë kundër sulmeve dashakeqëse nga hakerët.
Çelësat USB të sigurisë vendosen në portin për USB të cilin e ka laptopi apo kompjuteri juaj. Tani përdoruesit e Facebookut mund të marrin një nga këto pajisje dhe ta regjistrojnë në llogarinë e tyre.
Këto çelësa ofrojnë siguri të plotë, sepse hakerët nëse ia mësyjnë që të hakojnë llogarinë tuaj atëherë do të kenë nevojë për fjalëkalim dhe këtë çelës të cilin mund ta mbani gjithnjë më vete.
Përdorimi i këtyre çelësave USB të sigurisë është shumë i thjeshtë – futeni atë në portin USB të pajisjes tuaj dhe pasi të shkruani fjalëkalimin tuaj, e tëra çfarë duhet të bëni pastaj është vetëm të klikoni mbi këtë çelës, ashtu siç është ilustruar në fotografinë e mësipërme.