Nadal pozitiv me Covid-19
Tenisti i njohur, Rafael Nadal, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Nadal përmes një komunikate në “Twitter” bëri me dije se pasi u rikthye në shtëpi nga turneu i Abu Dhabit rezultoi pozitiv me koronavirus.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua të njoftojë se në rikthimin tim në shtëpi pasi luajta në turneun e Abu Dhabi kam dalë pozitiv me COVID-19 në testin PCR që më është kryer kur mbërrita në Spanjë.
“Në Kuwait dhe Abu Dhabi janë bërë kontrolle çdo dy ditë dhe të gjitha ishin negativ, por e fundit e bërë të premten dhe rezultatet erdhën të shtunën”.
“Jam duke pasur disa momente të pakënaqura, por shpresoj se do përmirësohem pak nga pak. Jam në shtëpi dhe iu kam treguar aty rezultatin që kanë pasur kontakt me mua”.
“Si pasojë e situatës, më duhet të kem fleksibilitet total me kalendarin tim dhe do të analizoj opsionet e mia në varësi të evolucionit tim. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo vendim në lidhje me turneun e mi të ardhshëm. Faleminderit të gjithëve paraprakisht për mbështetjen dhe mirëkuptimin”, shkroi ai në faqen e tij zyrtare “Twitter”.