UEFA dëbon Tottenhamin nga gara evropiane
Tottenhami i Antonio Contes është përjashtuar nga garat evropiane për sezonin e sivjetmë.
UEFA vendosi që klubi nga Londra e Veriut e kishte lëshuar me qëllim ndeshjen e tyre të fundit kundër Rennes-it.
Ndeshja e cila duhej të luhej më 9 dhjetor ishte anuluar për shkak të shpërthimit të disa rasteve me Covid në klubin që udhëhiqet nga trajneri i madh italian.
Sidoqoftë, kjo nuk ka pirë ujë me zyrtarët e UEFA-s që përfundimisht i kanë vendosur humbje në tavolinë këtij ekipi. /Periskopi