Si në kohë lufte: Shikoni çka i ndodhi autobusit të Ajaxit para ndeshjes me Feyenoordin
Në ditën që Holanda është sërish në izolim për shkak të Covid, policia e Roterdamit duhej të ndërhynte me blindat me ujë për të shpërndarë “disa duzina” agresorë pranë stadiumit De Kuip në qytetin port, pak para ndeshjes midis Feyenoord dhe Ajax.
Sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP, autobusi i miqve u vu në shënjestër të bombave tymuese dhe fishekzjarrëve pas mbërritjes në stadium.
Një grup prej 100-150 personash hodhën edhe fishekzjarrë dhe shishe ndaj policisë, e cila kreu disa arrestime.
Holland. 19.12.2021
Feyenoord – Ajax.
Feyenoord fans vs. police before the game. pic.twitter.com/8PDYbEOO4e— HooligansTV (@HooligansTV_eu) December 19, 2021
Ndeshja, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye shëndetësore, dukej edhe më e tensionuar se zakonisht pas transferimit të Steven Berghuis nga Feyenoord te Ajax verën e kaluar.
Feyenoord Rotterdam është i njohur për disa nga mbështetësit më të dhunshëm në Evropë.
19.12.2021?? Before match Feyenoord vs Ajax https://t.co/Fjy3xrlEmQ#ajax #Feyenoord #hooligans pic.twitter.com/e8PQ8rUN2O
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) December 19, 2021
VIDEO E SULMIT E PARË NGA AUTOBUSI I AJAX
? Feyenoord v Ajax today. The video is from inside the Ajax team bus arriving at Feyenoord’s ground?#SAFC #Feyenoord #Rotterdam #DeKuippic.twitter.com/u99sThrp8D
— FLAF Sunderland (@Safc_FLAF) December 19, 2021