Erikseni ende ka punë të papërfunduara në futboll, dy klube kërkojnë transferimin e tij
Menaxheri i Christian Eriksenit, Martin Schoots, ka konfirmuar se futbollisti e ka për qëllim vazhdimin e karrierës si futbollist.
Kontrata e 29-vjeçarit me Interin u shkëput me marrëveshje të dyanshme të premten.
Eriksenit i kanë bërë implant një defibrilator pas arrestit kardiak në “Euro 2020”, dhe në Itali nuk ka të drejtë loje.
“Gazzetta dello Sport” të shtunën ka thënë se menaxheri i tij është shprehur pozitiv në formën fizike të lojtarit dhe se ai do të kthehet në fushë për shkak se futbollin e ka pasion.
Janë dy skuadra që i dëshirojnë shërbimet e Eriksenit, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditura. Ajaxi ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin danez.