Dhurata e Krishtlindjeve për këtë vit sipas astrologjisë
Jemi në dhjetor, shumë shpejt janë Krishtlindjet dhe akoma nuk i kemi gjetur të gjitha dhuratat që do të donim të bënim, sidomos sepse na mungon frymëzimi. Po sikur të mbështetemi tek astrologjia? Ajo do të na ndihmojë të përfitojmë nga rasti për të identifikuar shijet dhe preferencat e miqve dhe të dashurve tanë falë shenjës së tyre zodiakale. Ndërkohë, le të shohim se nga cilat elemente mund të fillojmë.
Shenja e horoskopit sigurisht që mund të na tregojë shumë për anët e personalitetit tonë, por nëse flasim për shijet apo për sensin estetik, asgjë nuk funksionon më mirë se sa të shohësh shenjën në të cilën ndodhet Afërdita! Është planeti i dashurisë, por edhe planeti i mirëqenies, kënaqësisë, estetikës. Pozicioni i saj në Temën e Krishtlindjeve mund të na tregojë atë që na pëlqen dhe u përgjigjet shijeve tona personale. Le ta kemi parasysh kur mendojmë për dhuratat tona të Krishtlindjeve.
Një tjetër trup i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është Hëna: ylli i lidhur më së shumti me brendësinë tonë, ai që ushqen shpirtin tonë dhe na prek thellë. Përshkruan nevojat tona themelore, kështu që nëse gjejmë një dhuratë që plotëson gjithashtu këtë nevojë, kemi bërë bingo.
Dhuratat e Krishtlindjeve për shenjat e zjarrit
Nëse personi të cilit do t’i bëni një dhuratë ka një shenjë zjarri, ose akoma më mirë ka Hënën ose Virgjëreshën në shenjën e vet, mund t’i dhuroni një përvojë. Shenjat e zjarrit adhurojnë të përjetojnë gjëra të reja, të përfshihen në lojëra dhe të prekin gjëra me dorë: përfshijini në një eksperiencë origjinale, ndoshta së bashku dhe do të merrni një superbuzëqeshje si shpërblim.
Mund të jetë edhe diçka e thjeshtë (dhe pa buxhet të lartë) si një natë ‘hot’ ose një darkë speciale, një udhëtim, një ditë në banja termale — do t’i dhuronin vibrime shumë pozitive këtij personi.
Dhuratat e Krishtlindjeve për shenjat e Tokës
Nëse dërguesit e dhuratave tuaja janë me Hënën ose Venusin në shenjat e Tokës, mbështetuni tek gjërat praktike. Këto shenja adhurojnë gjëra që u hyjnë në punë, që mund t’i përdorin menjëherë dhe të shohin rezultatin e tyre imediat. Mundohuni të gjeni për çfarë kanë nevojë dhe t’ua përmbushni dëshirën.
Mendoni për një çantë komode, me shumë xhepa dhe ndarje, një produkt për kujdesin ndaj lëkurës, një sfungjer eksfoliues…por nëse e ken mundësinë edhe një Iphone do të ishte shumë mirë.
Dhuratat e Krishtlindjeve për shenjat e ajrit
Me Venusin ose Hënën në shenjat e ajrit duhet të ketë një mënyrë për t’u ofruar stimuj trurit të tyre. Duhet të gjeni diçka që stimulon kuriozitetin e tyre dhe ju intereson. Dhurata teknologjike, një kurs për të provuar një hobi të ri, apo një lojë tavoline janë disa ide funny për këtë shenjë.