“Pas dy vrapimeve e vërej ndikimin e tij” – De Bruyne thotë se ende po e merr veten nga Covid-19

“Pas dy vrapimeve e vërej ndikimin e tij” – De Bruyne thotë se ende po e merr veten nga Covid-19

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka zbuluar se ende mund ta ndiejë ndikimin e Covid-19 gjatë stërvitjeve me klubin.

De Bruyne i shënoi dy gola në fitoren e thellë të Cityt 7:0 kundër Leeds United të martën mbrëma, në ndeshjen e tij të parë në Premierligë që prej se ishte prekur nga virusi.

Përfaqësuesi i Belgjikës mungoi në hiç më pak se katër ndeshje si pasojë e koronavirusit.

De Bruyne thotë se trupi i tij ende e ndien ndikimin e virusit edhe gjatë stërvitjeve.

“Ende ndiej nganjëherë se trupi im po adaptohet, sepse nganjëherë i bëj dy apo tri vrapime dhe mund ta ndiej atë, që e kam pasur Covidin”, tha De Bruyne.

“Jam i lumtur që i kam luajtur dy ndeshje nga 90 minuta të plotë këtë javë, kjo është gjë e mirë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: