Zhegrova zëshëm dhe qartë konfirmon ku do të luajë në të ardhmen: Nuk do të ndalem derisa të transferohem aty
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka ditur disa herë të marrë vëmendjen e mediave me anë të deklaratave të tij.
Së fundmi anëtari i Baselit ka thënë se nuk do të ndalet derisa të arrijë qëllimin e tij, e që është të luaj për Barcelonën.
“Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”- ka thënë prishtinasi për Blick.
22 vjeçari është duke kaluar një sezon mjaft të mirë me katër gola të shënuara dhe gjashtë asistime të dhuruara në 15 ndeshje deri tani.
Baseli mban vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, kurse i pari i takon Zurichit me 37 sosh.