Suarez: Më vjen keq për situatën e Barcelonës por tash erdhi Xavi

Suarez: Më vjen keq për situatën e Barcelonës por tash erdhi Xavi

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, është pyetur për të komentuar momentin e vështirë të ish-skuadrës së tij, Barcelonës, duke e ditur se uruguajani është larguar zemërthyer nga Katalonja. Pistolero ka nisur sezonin e tij të dytë larg ngjyrave Blaugrana dhe ekipi katalanas duket se është larg atij klubi që i fuste frikën rivalëve të tyre.

Problemet në merkato, ndryshimet e trajnerëve dhe rezultatet në fushë bënë që ish-skuadra e uruguajanit të eliminohej nga Champions League vetëm pas ndeshjeve të grupit.

Sido që të jetë, Suarez, pavarësisht se thuhet se e ka “dhëmbin të helmatisur”, duket se e ka shumë për zemër ish-klubin e tij: “Për ndjenjën që më lidh me këtë klub (Barcelona) nuk mund të jem i lumtur nga kjo situatë”, tha sulmuesi. “Por unë jam i bindur se ata kanë punësuar një trajner që mund t’i përmirësojë gjërat, falë edhe cilësisë së lojtarëve që ka në dispozicion”.

Shpërndaje në: