Festoi me shqiponjë pasi shënoi, sulmuesi gjerman detyrohet të shpjegohet
Një festim disi i rrallë ka ardhur për sulmuesin gjerman të Hamburg, Robert Glatzel.
Ky i fundit realizoi dopietë në përballjen e fundit të Hamburg ndaj Hansa, atje ku u fitua me shifrat 3:0.
Në golin e tij të dytë personal dhe të fundit të takimit zgjodhi që të festonte me shqiponjë.
Kjo shkaktoi konfuzion dhe mediat e pyetën menjëherë pas takimit për arsyen e festimit me shqiponjë dhe nëse kishte të bënte me një përshëndetje me Shqipërinë.
Ndërkohë vetë Glaztel, ka sqaruar gjithçka: “Jo, festimi im nuk kishte të bënte me Shqipërinë. Ishte për dy vajzat e mia që ishin në stadium. Dy gola, dy krahë dhe dy vajza.
Futbolli është emocional dhe ndonjëherë festimi vjen shpesh nga intuita”, sqaroi gjermani.