Wanda kthehet në Argjentinë pa Icardin, kunj China Suarezit: Unë nuk u shkruaj njerëzve të martuar

Wanda kthehet në Argjentinë pa Icardin, kunj China Suarezit: Unë nuk u shkruaj njerëzve të martuar

Wanda Nara është kthyer në Argjentinë në shoqërinë e pesë fëmijëve të saj (Icardi do t’i bashkohet së shpejti) dhe, sapo zbarkoi në vendlindje, u prit nga kamerat dhe mikrofonat e mediave të ndryshme. Fillimisht ka dhënë shpjegimin e ndryshimit të mbiemrit në Instagram (“Për markën e kompanisë time të grimit”) dhe pastaj nuk është kursyer as në temën më të nxehtë, China Suarez: “Flas vetëm për veten time. Megjithatë, ka shumë vajza që u shkruajnë lojtarëve në rrjetet sociale. Më shkruajnë edhe mua shumë. Por unë nuk u shkruaj njerëzve të martuar, jam e martuar dhe kam familje”.

E megjithatë menaxherja e bashkëshortja e sulmuesit të PSG, nuk i ka shpëtuar dot provokimit ‘Nëse China Suarez të kalon pranë, çfarë do të bësh? E përshëndet, flet me të, e përqafon?’ e pyetën gazetarët me tendencë dhe Wanda iu përgjigj me ironi: “Tani do ta kërkoj në shtëpi”.

 

 

Shpërndaje në: