Nënat holandeze tregojnë 5 sekretet që duhet të dini për të rritur fëmijë të lumtur
Mënyra holandeze e prindërimit nuk përfshin ndonjë praktikë të jashtëzakonshme për t’u marrë me fëmijët, por duket se funksionon mjaft mirë. Edhe studiuesit kanë vërtetuar se fëmijët holandezë janë shumë përpara bashkëmoshatarëve të tyre ndërkombëtarë për sa i përket mirëqenies dhe lumturisë. Pra, nëse doni të dini saktësisht se çfarë bëjnë nënat holandeze ndryshe nga nënat e tjera në botë, thjesht vazhdoni të lexoni këtë artikull.
Bright Side na tregon 5 këshilla nga nënat holandeze që mund t’i ndiqni nëse dëshironi të rrisni një fëmijë të lumtur:
Lërini të flenë më shumë
Prindërit holandezë zakonisht zgjedhin aktivitete me intensitet më të ulët në shtëpi, për fëmijët e tyre. Kjo i ndihmon ata të ndihen më të qetë dhe të kenë një program më të rregullt të gjumit. Disa studime tregojnë madje, se foshnjat 6 muajshe marrin një shtesë prej 2 orësh gjumë në ditë, nëse krahasohen me foshnjat amerikane. Dhe për shkak se foshnjat e tyre flenë më mirë, nënat holandeze gjithashtu flenë më mirë dhe ndihen më të qeta.
Jepuni çokollatë në mëngjes
Të ngrënit çokollatë për mëngjes duket si një ide e keqe, por jo për nënat holandeze. Ato besojnë se nëse i lënë fëmijët e tyre të hanë çokollatë në mëngjes, kjo i bën ata të kenë më shumë kontroll për veten.
Tregojuni atyre se paratë nuk kanë rëndësi
Nënat holandeze fokusohen në një jetë të thjeshtë, tek puna dhe i bëjnë fëmijët të kuptojnë se nëse duan diçka duhet të luftojnë për ta arritur. Edhe fëmijët holandezë festojnë ditëlindjen, por nuk marrin dhurata të shtrenjta. Ka një pakt të heshtur mes prindërve që dhuratat e fëmijëve të mos kushtojnë më shumë se 10 dollarë.
Krijoni rutinat familjare
Një nga parimet më të mira të prindërve holandezë është rutina e tyre. Kur keni një axhendë strikte, fëmijët e dinë kur duhet të flenë, të hanë dhe kur duhet të luajnë me miqtë. Në këtë mënyrë, nuk ka shumë rrëmujë për prindërit, të gjithë i dinë oraret dhe nuk ka pritshmëri të tjera.
Mos u ushtroni presion
Në vende të tjera, prindërit u ushtrojnë presion fëmijëve, për mësimet, sjelljen dhe për çdo gjë tjetër që ata të bëhen më të mirët. Prindërit holandezë, mund të jenë pak dembelë në këtë aspekt, sepse ata i lënë fëmijët të jenë fëmijë, pa presione.