Bruno Fernandes tallet keq me UEFA-n: Kur hidhet shorti i tretë?

Bruno Fernandes tallet keq me UEFA-n: Kur hidhet shorti i tretë?

UEFA njoftoi se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.

Lidhur me këtë gabim, ka reaguar edhe futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili u tall me UEFA-n.

“Në çfarë kohe është raundi i tretë i shortit”, shkroi ai në Twitter.

Në herën e parë Manchester Unitedit i ra shorti me Paris Saint-Germainin, kurse në herën e dytë ata u vunë përballë Atletico Madridit.

Shpërndaje në: