Deri këtu e pat : Dybala e përfundon me futboll për këtë vit
Sulmuesi Paulo Dybala mëngjesin e sotëm mbërriti në “J Medical”, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore pas lëndimit që pësoi në fundjavë.
Sulmuesi i Juventusit u lëndua gjatë ndeshjes kundër Venezia, që në fillim të ndeshjes në minutën e 12-të, duke u larguar me dhimbje.
Në orët në vijim do të shpallen rezultatet e rezonancës magnetike, por tashmë ekziston frika se 2021-ta e argjentinasit tashmë ka përfunduar, me dy ndeshje për t’u luajtur ende. Shpresa për Dybala është që të mos jetë një dëmtim serioz, që do ta detyronte të ndalonte për një periudhë më të gjatë.