Hidhet për herë të dytë shorti i Champions Leagues: Këto janë përballjet

Hidhet për herë të dytë shorti i Champions Leagues: Këto janë përballjet

Pra, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të takohen pas së gjithash. Pas gabimeve të bëra gjatë tërheqjes së shortit në fazën e eleminimit direkt të hënën, me UEFA-n që vendosi t’i shpallë të pavlefshme rezultatet për shkak të parregullsive teknike.

Fillimisht, emri i Manchester Unitedit u vendos gabimisht në vazon për t’u tërhequr kundër Villarrealit, shkruan Periskopi.

Mirëpo, për shkak të faktit se të dy skuadrat luajtën në grupin e njejtë, kjo nuk është dashur të ndodhte.

Më vonë, një reporter gjithashtu vuri re se Manchester Unitedi nuk u përfshi si opsion për t’u tërhequr kundër Atletico Madridit.

Sidoqoftë, shorti i ri ka sjellur këto përballje:

Salzburg – Bayern Munich
Sporting CP – Manchester City
Benfica – AFC Ajax
Chelsea – LOSC Lille
Atletico Madrid – Man United
Villarreal – Juventus
Inter – Liverpool

PSG – Real Madrid

 

Shpërndaje në: