Momenti kur UEFA e katandisë keq shortin, sherri i kësaj gafe duhet të hidhet përsëri
Pati shumë kontraversitet në shortin e fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues, derisa Manchester Unitedi u vendos në vazon e gabuar.
UEFA e ka konfirmuar se shorti për fazën e eleminimit direkt në Champions League do të hidhet përsëri, pas ‘një problemi teknik’ që u përcoll pastaj me gabime të tjera gjatë ceremonisë.
Në skena jashtëzakonisht konfuze, Manchester Unitedi u tërhoq kundër Villarrealit, pavarësisht se të dy skuadrat ishin në të njejtin grup, derisa United nuk ishte në vazon e Atletico Madridit.
United pastaj u tërhoq kundër PSG-së, me Villarrealin që u tërhoq kundër Manchester Cityt dhe Atletico kundër Bayern Munichut.
Shumë klube janë ankuar dhe kanë kërkuar që shorti të hidhet përsëri.
Dhe UEFA e ka konfirmuar se shorti i ri do të hidhet në Nion në ora 15:00.
Shikoni më poshtë momentin kur katandiset keq situata gjatë shortit. /Periskopi.com/
? Video footage showing that Manchester United’s ball for #UCLdraw — in the second pot from the right, back row — was not included in the Atletico Madrid draw #mufc #mujournal
[@mjcritchley]pic.twitter.com/5NzLxDeGl8
— United Journal (@theutdjournal) December 13, 2021