Telashe për agjentin shqiptar Fali Ramadani: Po hetohet për krime tatimore
Fali Ramadani dhe Pietro Chiodi janë dy agjentët e dyshuar nga hetimi milanez për krime tatimore.
Dy agjentët e njohur të futbollit po hetohen për pastrim parash dhe vetë-pastrim, të përqendruar në komisione në transaksione të ndryshme të blerjes dhe shitjes së lojtarëve.
Sipas asaj që raporton Ansa, dy agjentët janë nën hetim për krime tatimore dhe pastrim parash të bazuara në shit-blerjet e lojtarëve.
Ata do të përgjigjen përpara prokurorisë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj çështjeje.
Ajo që shqetëson më shumë futbollin italian është fakti se në hetim janë të përfshira edhe 11 klube të Serie A dhe B.
Gjithnjë sipas raporteve që janë zbuluar deri tani, prokuroria i ka kërkuar agjentëve të paraqesin 11 dokumente ku përfshihen po aq klube.
Ramadani është një agjent i famshëm që ka nën kontratë emra të mëdhenjë të futbollit. Federico Chiesa, Leroy Sane, Kalidou Koulibaly, Ante Rebic, Miralem Pjanic, Marcos Alonso apo Nedim Bajrami janë vetëm disa nga emrat e lojtarëve që janë nën kontratë me Lian Sports Group, agjencion ku është edhe Fali Ramadani.
Fjala është për klubet si Inter, Juventus, Milan, Torino, Fiorentina, Roma, Napoli, Verona, Cagliari, Frosinone dhe Spal.