Fansat e Manchester Unitedit pasi iu ra në short Parisi: Duhet të hidhet shorti sërish, short i KURDISUR

Fansat e Manchester Unitedit pasi iu ra në short Parisi: Duhet të hidhet shorti sërish, short i KURDISUR

Fansat e Manchester United janë të bindur se shorti i sapo-hedhur i Champions League ka qenë i KURDISUR, pasi skuadrës së tyre iu mohua rasti të luante me Atleticon dhe në vend të saj iu ra të luanin me PSG-në e Messit me shokë.

Tifozët e djajve të kuq shanë në rrjete sociale se shorti ishte “i kurdisur” kur iu ra Paris Saint Germain – pasi nuk u vendos në të njëjtën vazo me Atleticon e Madridit.

Mysafiri Andrei Arshavin [lojtar i famshëm rus] fillimisht e hoqi Manchester Unitedin nga vazoja për t’u ndeshur me Villarrealin… që do të ishte përsëritje e finales së vjetshme të Europa League, raporton The Sun, përcjell Periskopi.

Villarreali u shortua me Manchester Cityn.

Kjo i tërboi tifozët e Manchester Unitedit.

Njëri shkroi: “Duhet të ketë short të ri. Man United në mënyrë jokorrekte e humbi rastin e shortit me Atletico Madridin pasi nikoqirët u bënë konfuzë.”

Nuk dihet nëse ky skandal do të korrigjohet nga UEFA./Periskopi

Shpërndaje në: