Aro Muric > bllokat e betonit: Shikoni këtë super-pritje të tij në Turqi
Arijanet Muric është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Portieri i Kosovës disa ndeshje qëndroi në bankën rezervë te Adana, por duket se qëndrimi në bankë vetëm sa e ka motivuar për të punuar më shumë dhe për tu rikthyer në një formë spektakolare.
Adana ka marrë një tjetër fitore, ku ka mposhtur Giresunsporin me rezultat minimal 1-0.
#muric pic.twitter.com/TfCVg7c2wP
— ‘ (@kosovo_31) December 12, 2021
Aro Muric ka qenë fantastik në këtë sfidë, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke shpëtuar një gol të sigurt të mysafirëve në pjesën e parë.
23-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje këtë edicion me Adanan, ku dy herë ka qenë pjesë e formacionit të javës në Superligën e Turqisë.
Forma e mirë e Aros u vërejt edhe në takimin e fundit të Kosovës ndaj Greqisë, ku portieri shtatlartë ishte më i miri te Dardanët.
Arijanet Muric vs Giresunspor#Muric #AdanaDemirspor pic.twitter.com/Y2CEnFPGRu
— ‘ (@kosovo_31) December 12, 2021