Goli i Conor Gallagherit kundër Evertonit mbrëmë, është thjesht bukuri në vete

Goli i Conor Gallagherit kundër Evertonit mbrëmë, është thjesht bukuri në vete

Crystal Palace siguroi një fitore kruciale në Premier League kundër Evertonit, të dielën mbrëma.

Pas tri humbjeve rresht nga Aston Villa, Leeds United dhe Manchester United, fitorja për skuadrën e Patrick Vieiras në ‘Selhurst Park’, nuk ka mundur të ishte më e rëndësishme, transmeton Periskopi.

Dhe tri pikët erdhën falë një paraqitjeje sensacionale nga Conor Gallagher, i cili vazhdon të mbetet një prej performuesve më të mirë të sezonit, transmeton Periskopi.

Në fakt, i huazuari nga Chelsea filloi ahengun në jug të Londrës me një goditje klinike, para se James Tomkins t’i vendoste ‘Shqiponjat’ në rrugën e fitoreve duke dyfishuar rezultatin.

Por kishte më shumë se disa nerva të tronditur vetëm pak minuta më vonë kur Salomon Rondon tërhoqi vizitorët në lojë me golin e tij të parë për Everton.

Fatmirësisht për Vieiran, megjithatë, Palace qëndroi në këmbë përballë vështirësive dhe madje mundi të rifitonte avantazhin e tyre prej dy golësh falë një raketë absolute nga Gallagher në kohën e fundit.

Me Everton që dorëzoi lehtë topin në buzë të zonës së tyre të penalltisë, Gallagherit i nevojitej vetëm një prekje për të larguar topin nga këmbët e tij përpara se të lëshonte një goditje ‘helmuese’.

Ylli anglez i kujtoi botës pse ai është një nga lojtarët e rinj më emocionues në Premier League me goditjen e tij rrufe duke puthur traversën në rrugën për të gjetur rrjetën.

Një kombinim i fuqisë dhe kurbës ia siguroi fitoren Palace, me atë që me siguri duhet të jetë një nga golat më të mirë të sezonit në Premier League deri më tani dhe ju mund të jeni të sigurt se do ta shijoni më poshtë: /Periskopi.com/

Shpërndaje në: