Përdorimi i telefonave para gjumit mund t’u humbasë shikimin
Përdorimi i telefonave inteligjentë ndërsa je shtrirë në krevat për të fjetur, mund të të dëmtojë sytë. Mjekët këshillojnë t’i qëndroni larg telefonit pasi nevoja për ta kontrolluar atë mund të shkaktojë verbim të përkohshëm.
Telefonat inteligjentë janë pajisje të fuqishme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Për shumicën nga ne, ata janë një burim i përhershëm që në çdo moment na jep mundësinë të shohim çfarë po bëjnë miqtë tanë ose të paguajmë faturat.
Por dëshira për të përdorur telefonin në mbrëmje para gjumit tani është identifikuar si shkaktar i humbjes së përkohshme të shikimit.
Në një artikull të botuar kohët e fundit në revistën mjekësore New England Journal of Medicine, mjekët japin shembujt e dy grave të moshës 22 dhe 40 vjeçare, të cilat përjetuan “verbërim të përkohshme nga telefonat inteligjentë” për disa muaj.
Gordon Plant, neurolog në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë në Moorfields shpjegon:
“Duhen disa minuta para se syri i djathtë të shoh aq mirë sa i majti. E kundërta është e vërtetë sigurisht në se je i shtrirë në anën e djathtë. Ato mendojnë se problemi qëndron pasi njëri nga sytë ka qënë i ekspozuar ndaj dritës dhe se nuk do ta kishin këtë problem po të kishin përdorur të dy sytë njëlloj. Por sytë do të jenë në të njëjtën gjendje.”
Pasi gratë u ankuan për humbje të përkohshme të shikimit për 15 minuta, ato iu nënshtruan kontrolleve të ndryshme mjekësore, duke përfshirë edhe skanime dhe teste të zemrës. Humbja e përkohshme e shikimit është një simptomë e rëndishme sepse ajo mund të jetë një paralajmërim për një goditje në tru, thotë Dr. Plant.
“Disa vjet më parë këta pacientë do të dërgoheshin në klinika të specializuara, por tani për shkak të mënyrës së funksionimit të goditjeve në tru dhe trajtimit të tyre pacientët dërgohen automatikisht në një njësi të tillë. Më pas ata kontrollohen nga mjekë të cilët mund të mos kenë njohuri mbi çrregullimet e syrit.”
Ndërsa njëra nga pacientet u gëzuar kur mësoi se verbëria e përkohshme nuk ishte sinjal i një problemi më serioz, si goditja në tru, pacientja tjetër ishte më skeptike dhe mbajti një ditar rigoroz ku regjistroi të gjitha incidentet e humbjes së përkohshme të shikimit.
Ajo përfundimisht konfirmoi diagnozën që i dha mjeku, por nuk kishte hequr dorë nga zakoni për të përdorur telefonin në shtrat.
Këta përdorues të telefonave inteligjentë thonë se ky është një problem i zakonshëm:
“Shqetësohem për gjendjen e syve pasi kur e fik telefonin nganjëherë ndjejë disa pika të zeza në sy”, thotë Marcela Montes.
Adeeb Arif thotë: “Unë fle vonë dhe e kam të vështirë të fle për shkak të dritës. Mendoj se dritat blu vështirësojnë përpjekjet për të fjetur.”
Por, pavarësisht shqetësimeve mjekët thotë sa telefonat, kur përdoren sa duhet, janë të sigurt.