iOS 10 lehtëson dhurimin e organeve
Sistemi i ri operativi Apple-it, iOS 10, që do të lansohet gjatë vjeshtës do të sjellë edhe ndihmën që përdoruesit e iPhoneve të dhurojnë më lehtë organet e tyre.
Apple është duke shtuar një tipar të ri në aplikacionin “Health” duke iu mundësuar të bëheni dhurues i një organi “me vetëm pak hapa”.
Regjistrimet dërgojnë përdoruesit te “Regjistri për Dhurimin e Organeve”.
Dhurimi i organeve ka qenë një problem i gjatë në SHBA. Shefi i Apple-it, Tim Cook, i ka thënë “AP” se ky problem e kishte tronditur pas vdekjes së Steve Jobsit, bashkëthemeluesit të kompanisë, më 2011.
Jobs kishte vuajtur nga një kancer i rrallë në pankreas dhe Cook kishte ofruar vetë një pjesë të mëlçisë së tij për të mos lënë Jobsin në pritje.
Apple nuk është kompania e parë që ofron opsionin për regjistrin në listën për dhurues të organeve. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Facebooku më 2012, që, sipas themeluesit, Mark Zuckerberg ishte inspiruar po ashtu nga rrethanat e njëjta si të Jobsit.