Në Zvicër mbahet ekspozitë kushtuar Pavarësisë së Kosovës
Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë dhjetë artistë shqiptarë të cilët do të prezantohen me pikturë, skulpturë dhe pirografi, shkruan KultPlus.
Ansambli “Trojet” për të gjithë artdashësit në Zvicër organizon ekspozitë kolektive të artit pamor kushtuar Pavarësisë së Kosovës.
Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë si: Idriz Berisha, Arsim Berisha, Marigona Toma, Abetare Berila, Gani Bytyqi, Drita Kengji, Valentina Mareci, Mal Myrtaj, Bashkim Beqiri dhe Agron Bajrami, do të prezantohen në këtë ekspozitë me pikturë, skulpturë dhe pirografi.
Kjo ekspozitë nuk ka pasur ndonjë temë të caktuar andaj artistët kanë qenë të lirë të prezantojnë punimet e tyre.
Ekspozita do të mbahet më datë 18 shkurt, duke filluar nga ora 17:00, në hotel Zentrum Toss, hyrja është e lirë për të gjithë. /KultPlus.com