Llapi fitore të madhe kundër Prishtinës në minutat shtesë

Llapi fitore të madhe kundër Prishtinës në minutat shtesë

Kanë përfunduar tri duelet e zhvilluara të së shtunës në BKT Superligën e Kosovës.

Llapi ka shënuar një fitore të madhe ndaj Prishtinës në minutat shtesë të ndeshjes me rezultat 3-2.

Vendasit kaluan në epërsi të dyfishtë fillimisht me anë të një autogoli nga futbollisti Benet Ismaili në minutën e 23-të, gjersa pesë minuta më vonë Rivera tundi rrjetën për të dytën herë.

Në minutën e 41-të, Arlind Shabani i Prishtinës ngushtoi epërsinë për ta lënë gjithçka të hapur në pjesën e dytë.

Kryeqytetasit arritën ta barazojnë rezultatin përmes Sabien Lilaj i cili realizoi në minutën e 60-të.

Ndërkohë që po mendohej se dy skuadrat do të ndanin pikët, në skenë doli Kushtrim Shabani i cili e çoi topin në rrjetë lehtësisht pas një pritje jo të mirë nga portieri Halimi për t’i dhënë skuadrës së Llapit një fitore të madhe.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 29 pikëve e pozicionuar në pozitën e katërt në tabelë, gjersa Prishtina mbetet me 24 pikë të mbledhura. 

Shpërndaje në: