Raul Jimenez mori një prej kartonëve të kuq më të çmendur në histori të PL kundër Man Cityt

Raul Jimenez mori një prej kartonëve të kuq më të çmendur në histori të PL kundër Man Cityt

Raul Jimenez u ndëshkua me një prej kartonëve të kuq më të çuditshëm në histori të Premier Leagues gjatë ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Wolves.

Sulmuesi meksikan u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyrje në Rodrin 45 minuta e 51 sekonda pas fillimit të ndeshjes, transmeton Periskopi.

Vetëm 32 sekonda më vonë, Jimenez u desh të largohej nga fusha.

Pse?

Sepse ai ndaloi Man Cityn që të gjuante goditjen e dënimit shpejtë, teksa i doli në rrugë topit.

Thjesht bizare. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: