Merr fund gjithçka: Bora ia kthen varësen Donaldit

Merr fund gjithçka: Bora ia kthen varësen Donaldit

Mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt duket se mbrëmë ka marrë fund gjithçka. Me veprimin e fundit që ka bërë Bora, ajo ka konfirmuar se ka hequr dorë prej tij.

Express Rozë merr vesh se mbrëmë Bora ia ka kthyer Donaldit varësen, që ai ia dërgoi në përvjetorin e tretë të njohjes së tyre.

Këtë varëse, Bora nuk e largonte nga qafa, derisa Donaldi filloi të puthej e përqafohej me Beatrixin.

Se Donaldi e ka marrë prapë varësen e tij e dëshmon edhe një video e publikuar nga produksioni i emisionit, ku i shihet varësja.

Varësja e Donaldit është flori i punuar me një monedhe të vjetër të kushtueshme në formë medalioni. Ajo është blerë në Shqipëri nga Donaldi dhe kushton plot 1000 €.

Ndryshe, historia e dashurisë së Donaldit dhe Borës ishte kthyer në temë diskutimi, pas një takimi që ata kishin pasur brenda shtëpisë, pas tetë mujsh ndarje.

Atë natë, ata kishin shkëmbyer edhe puthje. Më pas, në përvjetorin e tretë të njohjes, Donaldi kishte hequr varësen nga qafa për t’ia dërguar si dhuratë Borës.
Ajo e kishte pranuar këtë dhuratë dhe postonte pothuajse çdo ditë foto me të, por një gjë të tillë se dinte Donaldi.

Më pas, ai filloi flirtet me Beatrixin për të vazhduar me puthje e përqafime.

Pas këtyre situatave kishte reaguar edhe vetë Bora. Ajo u kishte bërë thirrje që të mos e kryqëzojnë, duke thënë se as ajo vetë s’po e bën.

Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”

Shpërndaje në: