Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion bote

Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion bote

Briken Calja ka fituar titullin kampion bote në stilin e Shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan që prej datës 7 dhjetor.

Peshëngritësi shqiptar garon në peshën deri në 73 kilogramë bashkë me Erkand Qerimajn dhe ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.

Shtangisti shqiptar ngriti 152 kilogramë në provën e parë, dështoi në të dytën me 154 kilogramë dhe ngriti në të tretën 156 kilogramë, duke fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes.

Ndërsa Erkand Qerimaj ia doli të ngrejë 153 kilogramë në të njëjtin stil dhe u rendit i katërti.

Shpërndaje në: