Raiola largon nga gara Manchester United, Haaland mund të transferohet në këto klube
Raiola largon nga gara Manchester United, Haaland mund të transferohet në këto klube
Ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland pritet që nga sezoni i ardhshëm të largohet nga skuadra gjermane, pasi që të aktivizohet klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë eurosh.
Për yllin norvegjez kanë shprehur interesim serioz shumë gjigandë evropian, ndër ta edhe ai anglez Manchester United, përcjell KosovaPress.
Por, agjenti i Haaland Mino Raiola në një intervistë për “Sport1” ka treguar skuadrat të cilat ai dhe klienti i tij kanë përzgjedhur për tu transferuar, dhe ndër to nuk gjenden “Djajtë e Kuq”.
“Erling Haaland do të vendos për hapin e tij të radhës. Bayern, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City, këto janë klubet e mëdha në të cilat ai mund t’iu bashkohet”, tha Raiola.
“Manchester City e ka fituar titullin e Premier Ligës angleze plot pesë herë, sigurisht më shumë se Manchester United në vitet e fundit. Kur ne kaluam te Borussia Dortmundi, të gjithë e kemi ditur se ky moment do të vijë”, shtoi agjenti i Haaland.
Që nga transferimi i tij nga RB Salzburgu te Borussia Dortmund, Haaland ka arritur të bëjë 72 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 74 gola dhe 19 asistime mbi emrin e tij.
Momentalisht “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij 150 milionë euro.