Fifi e mban premtimin që ia kishte dhënë Donaldit, bën tatuazhin e veçantë që i lidhet me Big Brother VIP
Ka dy javë që Fifi ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP për arsye shëndetësore.
Madje me të dalë nga aty, këngëtarja u shpreh se do të niste vizitat tek psikologu.
Ani pse dy ditë pas daljes, në njërin nga spektaklet ajo thumboi disa nga banorët, duke se Fifi i ka lënë pas inatet që ka pasur.
Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, në një bisedë me banorët, ata patën diskutuar që të bënin një tatuazh, e madje ishte Donaldi ai i cili filloi ta thërriste Fifin – “Filoqyl”, dhe kjo e fundit i kishte premtuar se do e bënte edhe tatutazh.
E këtë gjë ajo ka vendosur ta gdhend sot në trupin e saj, duke shkruajtur në pjesën e përparme të dorës “Filoqyl”.