Emocionale: Komentatori i famshëm komenton djalin e tij duke i hyrë në lojë për Manchester United
Pak baballarë janë aq me fat sa të shohin djalin e tyre të debutojë për ekipin e parë në një prej klubeve më të mëdha në botë. Imagjinoni tash, sikur ky baba të jetë duke komentuar momentin kur djali bën paraqitjen e parë.
Ky ishte skenari shumë i pagjasë e magjik që ndodhi për ish mesfushorin e Uellsit Robbie Savage në Old Trafford të mërkurën.
Ish lojtari i Leicesterit, Blackburnit dhe Birminghamit po punonte si ndihmës-komentator në barazimin e Manchester United 1-1 me Young Boys në ndeshjen e Champions League, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Më pas, në minutën e 89 djali i tij 18 vjeçar hyri në lojë si zëvendësim për Juan Matan në prani të 73 mijë njerëzve.
Ishte një moment mjaft emocional për Savage-in dhe shikuesit të dëgjonin se çka po ndjente në ato momente, pasi komentatori i BT i la fjalën.
“Është e përshtatshme që tash unë të tërhiqem dhe t’ju lejoj juve që ta prezantoni djalin tuaj për debutimin e tij me Manchester United,” i tha Fletcher.
Savage ia ktheu: “Dhe, në lojë për Manchester United po hyn Charlie Savage duke zëvendësuar Juan Matan. Kurrë s’e kam besuar që do t’i them këto fjalë. Çfarë momenti krenarie për djalin tem. Krejt ajo punë e madhe. Çfarë dite për mua, nënn e tij, gjyshen e tij, gjyshërit e tij, dhe më e rëndësishmja për vet atë.”
“Jam shumë krenar me të, Darren. Është moment fantastik për të.”
Charlie, i cili luan në të njëjtin pozicion në mesfushë si i ati, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Manchester United në muajin prill.