Mjeku diagnostikon pacientin edhe nëpërmjet telefonit
Pascal Frankler ka përgatitur aplikacionin e ri gjatë tre vjetëve të fundit dhe ka zhvilluar programin teknikisht në mënyrë që të lansohet më 1 maj të këtij viti, kur pacientët e parë mund të këshillohen nëpërmjet kanalit video
Një aplikacion i ri do të ndryshojë telemjekësinë në Zvicër. Kjo do të nisë në fillim të majit. Me një kanal video nga kompania “eedoctors” nuk do të ketë nevojë të shkoni te mjeku, ngase këtë vizitë mund ta realizoni me anë të një telefoni të mençur “smartfone”.
“Ajo që funksionon në SHBA dhe Australi, nuk mund të jetë e gabuar në Zvicër”, thotë për SRF CEO i “eedoctors”, Pascal Frankler. Ai ka përgatitur aplikacionin e ri gjatë tre vjetëve të fundit dhe ka zhvilluar programin teknikisht në mënyrë që të lansohet më 1 maj të këtij viti, kur pacientët e parë mund të këshillohen nëpërmjet kanalit video.
Fränkler është i bindur se cilësia e telemjekësisë është përmirësuar dukshëm.
Mundësitë e reja janë veçanërisht atraktive edhe gjatë pushimeve diku në botë, ose të dobishme për më të vjetrit. Sipas Frankler, vizita komplekse dhe të kushtueshme mjekësore, në këtë mënyrë, mund të parandalohen në të ardhmen. Përvoja në SHBA ka treguar se rreth
70 për qind e kërkesave video mund të merren pa vizita mjekësore ose në spital.
Me aplikacioni e ri do të takoheni me mjekun konsulent në ekranin e telefonit celular. Gjithashtu, thuhet të jetë i sigurt transferimi i të dhënave personale dhe, madje, edhe recetat mjekësore do të jenë të mundura. Gjithashtu ofrohen dokumentet e kërkuara nga kompania e sigurimeve shëndetësore për vlerën e kostos.