Për herë të parë drejton ndeshje në Evropë, kështu e komenton Nuza arritjen
Gjyqtari më i njohur kosovar, Genc Nuza do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë për herë të parë në një ndeshje në Conference League.
Genc Nuza ka reaguar për herë të parë në llogarinë e tij në Facebook.
Ai e ka cilësuar si suksesin më të madh të tij personal.
Së bashku me Nuzën do të jenë edhe dy asistentët e tij, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa Visar Kastrati do të jetë gjyqtar i katërt.
Postimi i plotë i Genc Nuzës:
Arritja ime për herë të parë ndonjëherë në fazën e grupeve të një prej kompeticioneve më të forta të UEFA-së siç është Conference League si një gjyqtarë i futbollit i cili përfaqëson FFK-në dhe shtetin e Kosovës është suksesi më i madh për mua në rrafshin personal deri më tani, dhe njëkohësisht një prej sukseseve më të mëdha për gjyqtarët dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.
Puna, përgatitja fizike, ngritja profesionale dhe përkushtimi në referim ishin dhe do të mbeten detyrat e mija parësore.Kjo arritje më bënë sa të lumtur po ashtu përgjegjës për të punuar edhe më shumë për suksese tjera në të ardhmën.
Falenderoj Zotin për shëndetin, presidentin Agim Ademi, kryetarin Perparim Hasani ata që besuan dhe më mbështesin në veçanti familjën time në këtë rrugëtim të bukur e të vështirë. Shpresoj që qyteti i Nicosia në Qipro të jetë me fat për mua dhe ekipin tim’.