Chrome dhe Firefox: Kujdes me të dhënat online

Chrome dhe Firefox: Kujdes me të dhënat online

Falë përditësimeve të fundit, të dy software-ët do të paralajmërojnë përdoruesit nëse janë duke vendosur të dhëna sensibile, si numri i kartës së kreditit, në lidhje jo të sigurta.

Në mënyrë të qartë me shenjën “të pasigurta” do të jenë faqet e internetit të bazuar në protokollin “HTTP”, që ndryshe nga “HTTPS” nuk janë të mbrojtura nga kriptografia.

Mozilla Firefox në versionin 51 do të tregojë një kyç në ngjyrë gri me një shenjë të kuqe në të gjitha faqet ‘http’ që kërkojnë login dhe fjalëkalim nga përdoruesit.

Google Chrome në versionin 56 do të vijë më i fortë, duke treguar paralajmërime edhe për faqet ‘http’ që kërkojnë të dhënat e kartave të kreditit. Protokolli ‘http’ përdor një lidhje të shifruar mes përdoruesit dhe faqes që po sheh, dhe që mund të ndërhyhet nga çdokush që monitoron trafikun e të dhënave mes përdoruesit dhe faqes. Ja pse nuk është mirë të shpërndani të dhëna të kartës së kreditit në një lidhje “Http”.

Shpërndaje në: