Ç’kuptim ka pema e Krishtlindjeve që vëmë çdo fundvit
Origjina e Krishtlindjeve, përtej shpirtit festiv e ka bazën tek tradita. Një nga simbolet kryesore të saj është bredhi, që si traditë, vendoset në 6 dhjetor, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse vendosim një pemë Krishtlindjesh?
Çdo dimër, familjet në të gjithë botën zbukurojnë një pemë, për t’a quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Ajo zbukurohet me drita nga më të ndryshmet, zbukurime si topa me ngjyra, yje, e të tjera. ‘Bredhi i Vitit të Ri’, siç e quajmë ne shqiptarët, është nëpër botë një simbol i Krishtlindjeve.
Kohë më parë pema e Krishtlindjeve ishte thjesht një pishë, dhe nuk kishte simbolikë fetare. Romakët dhe egjiptianët e lashtë çonin gjethe të gjelbra në shtëpi si fatsjellëse dhe symbol të jetës në ashpërsinë e të ftohtit dimëror. Ata besonin se dielli ‘sëmurej’ gjatë dimrit, gjë që shpjegonte pse herë pas here ai shfaqej, pa mundur të ngrohte. I mbushnin shtëpitë me bimë të gjelbëra për të ndjellë ardhjen e pranverës bujare sa më shpejt.
Gjelbërimi brenda shtëpive ishte vetëm një ritual dimëror, si mënyrë për t’iu lutur Zotit të Bujqësisë. Gjermanët ishin ata që filluan të vendosnin një dru pishe në shtëpi si një zbukurim Krishtlindjeje në vitet ‘700, por deri në vitet ‘800, nëpër botë ky rit zbatohej gjerësisht në formën e vet pagane. Nga vjen ideja e zbukurimit të pemës së Krishtlindjeve me drita?
Thuhet se ideja e zbukurimit të pemës së Krishtlindjeve me drita erdhi nga Martin Luther, i cili po kërkonte një dru nëpër pyll. Atij iu duk mahnitës shkëlqimi i yjeve në qiell, dhe kur u kthye në shtëpi vari disa qirinj nëpër degë për të krijuar të njejtën atmosferë!
Burimi: GoodtoKnow