Horoskopi për datën 6 dhjetor 2021
Dashi
Asnjëherë nuk keni pritur që të njihet puna që keni bërë në prapaskenë për një bamirësi ose ndonjë kauzë tjetër të denjë. Po ç`rëndësi ka kjo. E rëndësishme është të bësh atë që duhet. Idetë tuaja dhe ndihma praktike do t’ju ndihmojë të çoni përpara një projekt në grup.
Demi
Një vendim i madh do të merret pas një diskutimi të gjatë me një grup njerëzish të talentuar. E kuptoni që nëse nuk i vendosni vetes qëllime të reja, nuk do ta përmbushni kurrë qëllimin tuaj. Kjo do të thotë që ndryshimet janë përpara për ju dhe familjen tuaj, por nuk është diçka për të cilën do të vendosni lehtë.
Binjakët
Jeni ngushtë me financat dhe e kuptoni nevojën për të ndryshuar zakonet tuaja të shpenzimeve. Një mik do t’ju ndihmojë të krijoni një buxhet të arsyeshëm. Për të parë përfitimin e plotë, mund të duhet të shkurtoni shpenzimet personale. Masa të tilla do t’ia vlejnë, sepse kjo do të largojë diçka që ka qenë një shqetësim serioz për disa kohë.
Gaforrja
Kohët e fundit keni dhënë këshilla për paratë dhe çështjet e punës dhe njerëzit kanë përfituar nga udhëzimet tuaja të dobishme. Ju mund ta gjeni veten në një situatë ku do t’ju duhet ndihmë për ta zgjidhur. Një koleg do ju vijë në ndihmë për t’ju drejtuar.
Luani
Disa njerëz mendojnë se energjitë tuaja nuk mbarojnë kurrë. Ju po lodheni me kërkesat e tyre. Organizohuni për të pasur pak qetësi. Qëndrimi vetëm do të jetë terapeutik për ju. Lidhuni me anën tuaj shpirtërore.
Virgjëresha
Një mik po acarohet dhe shqetësohet për asgjë. Është e vështirë të mendosh qartë kur rrethohesh nga zhurma dhe kaosi, por duhet të qëndrosh mjaft i qetë për të gjetur një zgjidhje për situatën në të cilën ndodheni.
Peshorja
Një mbledhje së bashku me disa miq të ngushtë do të jetë gjithçka që keni dashur të bëni kohët e fundit. Nëse jeni beqar, mund të keni një mundësi për një takim romantik të papritur. Nuk duhet ta lini këtë mundësi t`ju rrëshkasë nga duart.
Akrepi
Nëse po vuani nga dhimbjet, duhet të dëgjoni trupin tuaj dhe të bëni një pushim. Rezervoni një takim për një masazh ose një banjë të mbushur me kripëra aromatike. Gjithçka duhet të bëni është të mos tërhiqeni nga problemet e njerëzve të tjerë.
Shigjetari
Kur gjithçka të vërtetohet do të bini dakord që ju jeni personi më i mirë për të dhënë disa lajme të vështira për një mik apo të afërm. Ju e kuptoni se çfarë po kalojnë ata dhe se ju duhet një mbështetje. Ky person ka qenë gjithmonë aty për ju dhe ky është shansi juaj të ktheni nderin.
Bricjapi
Shmangni harxhimet financiare të çdo lloji. Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë eksperimente. Ju keni një mundësi për të hyrë në një terren të ri kur bëhet fjalë për karrierën tuaj dhe kjo do të çojë në përparimin e reputacionit tuaj.
Ujori
Një i afërm duket se po mbështetet tek ju më shumë se zakonisht. Ata duan të largojnë një problem nga vetja dhe e dinë mirë që vetëm tek ju mund të kënë besim. Mundohuni të mos mërziteni kur të kërkojnë përsëri këshillën tuaj.
Peshqit
Jeni vazhdimisht duke gjetur mënyra me të cilat ju dhe kolegët do punojnë në mënyrë efikase. Sukseset e vogla po ju mbajnë të motivuar dhe kjo është arsyeja pse po e lidhni veten pas punës. Paratë po vijnë me një ritëm më të qëndrueshëm.