Juventusi mposht Genoan
Juventus ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së 16-të në Seria A.
“Bianconerët” triumfuan me rezultat 2 – 0, ku shënuan nga një herë në secilën pjesë.
Juan Cuadrado me një eurogol nga rivendja këndore i dha epërsinë Juventusit pas vetëm nëntë minutave lojë.
Ndërsa, ishte sulmuesi Paulo Dybala që vulosi fitoren pas një asistimi të Federico Bernardeschit (82′).
Me këtë tre pikësh, Juventus ngritët në pozitën e pestë me 27 pikë, derisa Genoa mban pozitën e 18-të me 10 sosh.