Kurdisja më ashiqare në histori: Skuadra kolumbiane promovohet pasi shënon gol ‘kriminal’ në minutën e 96
Skuadra kolumbiane, Union Magdalena fitoi promovimin në elitën e futbollit kolumbian në fundjavë, por është subjekt i kontraversitetit.
Magdalena ishte në disavantazh 1-0 nga Llaneros në minutën e 95-të dhe kishte nevojë për një fitore për t’u promovuar në ligë, transmeton Periskopi.
Një gol i barazimit erdhi në minutën e pestë të shtesës për t’i dhënë shpresë. Pastaj, një minutë më vonë, Jonathan Segura shënoi golin e fitores.
Rivalët u duk se u sprapsën dhe thjesht lejuan kundërshtarin të shënonte.
Portieri bën një gjysmë tentativë të ndalonte por qartazi nuk pati ndihmë nga mbrojtësit. /Periskopi.com/
The level of match fixing in Colombia is sad, but this is hilariously sad.
Could they have not been more obvious about it? ?♂️
This goal clinched Unión Magdalena promotion to the Colombia first division. Unserious federation.
— Ronald Peña (@ronaldpen_a) December 4, 2021