Man United mezi fiton kundër Crystal Palace – Rangnicku njoftohet me Premier Leaguen
Tekniku gjerman, Ralf Rangnick, e ka nisur me fitore aventurën e tij në Premier League, në krye të stolit të Manchester United.
Manchester United ka marrë fitore minimale 1:0 në ‘Old Trafford’, në ndeshjen kundër skuadrës së Crystal Palace.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 77’ të takimit, kur mesfushori brazilian Fred dërgoi topin në rrjetë, pas asistimit të pranuar nga Mason Greenwood.
United administroi mirë epërsinë e fituar dhe bëri që vërshëllima e fundit të vuloste shifrat e vendosura nga Fred.
Fitorja e parë me Ralf Rangnick e dërgon skuadrën e United në kuotën e 24 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.
Crystal Palace mbetet me 16 pikë të tubuara pas 15 ndeshjeve të luajtura dhe mbanë pozitën e 12-të.