Mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e ‘depresionit’: Vetëm një gol në tri takime

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e ‘depresionit’: Vetëm një gol në tri takime

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur me ndeshjet e javës së 17 që u zhvilluan këtë fundjavë.

Sa i përket ditës së sotit, Llapi dhe Dukagjini nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim pa gola në përballjen e tyre, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se llapianët u ndalën pas një serie pas katër fitoresh rresht.

Ndeshja tjetër që u zhvillua është ajo mes Ulpianës dhe Feronikelit, edhe ky takim që përfundoi pa gola, 0-0.

Në përballjen e tretë, më në fund, u shënua një gol, me Dritën që mposhti si mysafire Prishtinën me rezultat 1-0.

Pas javës së 17 dhe mbylljes së stinorit vjeshtor, kështu duket tabela e Superligës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: