Llapi – Dukagjini dhe Feronikeli – Ulpiana mbyllen me këto rezultate
U zhvilluan ndeshjet e fundit për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës, me ç’rast u mbyll edhe stinori vjeshtor, shkruan Insporti.
Llapi ishte mysafir i Dukagjinit në Klinë, atje ku ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.
Skuadra e Llapit ndalet pas një serie prej katër fitoreve rresht, me skuadrën e Dukagjinit që i bëri ballë duke i ndarë pikët.
Ndeshja tjetër që u zhvillua është ajo mes Ulpianës dhe Feronikelit, edhe ky takim që përfundoi pa gola, 0-0.
Aktualisht, Llapi gjendet në pozitën e 4’të me 26 pikë të grumbulluara, teksa Dukagjini zë pozitën e 9’të me 17 pikë.
Në anën tjetër, Ulpiana gjendet në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli në vendin e fundit me 11 pikë.