Interi sigurtë si vdekja eleminon pengesën e quajtur ‘Roma’
Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa në javën e 16-të e mposhti Romën me rezultat bindës 0:3 në “Olimpico”.
Mysafirët i shënuan të tre golat në pjesën e parë, duke e përfunduar dilemën e fituesit. shkruan Gazeta Express.
Calhanoglu realizoi gol direkt nga korneri në minutën e 15-të të ndeshjes për t’i kaluar zikaltrit në epërsi.
Dzeko e dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të pas një aksioni perfekt të mysafirëve. Boshnjaku nuk festoi duke e respektuar ish-ekipin e tij.
Golin e fundit e shënoi Dumfries në minutën e 39-të të ndeshjes. Pjesa e dytë më nuk prodhoi gola.
Me këtë fitore, Interi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Milani.
Në anën tjetër Roma e Mourinhos mbetet e pesta me 25 pikë gjithsej.