Ronaldo mund të merret në pyetje për një marrëveshje “sekrete” me Juventusin

Ronaldo mund të merret në pyetje për një marrëveshje “sekrete” me Juventusin

Autoritetet italiane pritet ta marrin në pyetje yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo rreth transferimit të tij në Juventus tri vite më parë.

26-vjeçari portugez iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018 dhe është përmendur si rast, transmeton Gazeta Express.

Juventusi është akuzuar se ka dhënë informacion të rremë në lidhje me transferimin e Ronaldos në mënyrë që të respektojë rregulloren e Fair Play-it financiar.

Mbikëqyrësit italianë të konsumatorit Codacons thonë se mund të ketë një ndëshkim të rëndë për Juventusin nëse shpallet fajtor, me një përfundim të mundshëm rënien nga kategoria së bashku, teksa do t’iu hiqen edhe titujt e fituar të Serie A.

Drejtori menaxhues i Tottenham, Fabio Paratici gjithashtu po hetohet për këtë çështje pasi ai u largua nga klubi vetëm këtë verë, së bashku me Ronaldon.

Sulmuesi, i cili shënoi golin e tij të 801-të në karrierë kundër Arsenalit, vetëm po merret në pyetje në këtë fazë dhe nuk po hetohet. Ai mund të kthehet në Itali për t’iu përgjigjur autoriteteve.

Shpërndaje në: