Çfarë është shërimi me anë të energjisë?
Shumë metoda të shërimit me anë të energjisë janë praktikuar për mijëra vjet në të gjithë botën, qoftë në Kinë (Mjekësia Tradicionale Kineze), Indi (Ayurveda) ose Evropë (magnetizues, mjeshtër të kockave, ndalës të zjarrit, etj.).
Të lashtët e dinin, shumë kohë përpara shfaqjes së fizikës kuantike, se trupi i njeriut nuk është vetëm materie dhe se energjia është parimi i saj jetësor, shkruan Shërimi Energjik.
Ata e dinin shumë mirë se si funksiononte dhe e dinin se çrregullimet në qarkullimin e tij mund të nxitnin shfaqjen e çrregullimeve ose të sëmundjeve.
Ata kryesisht punuan për të ribalancuar qarkun e energjisë në trup në mënyrë që të stimulojë aftësitë e tij vetë-shëruese.
Sipas qasjes kuantike, materia (lënda) përbëhet nga 99.99% vakum (bosh). Nëse objektet rreth nesh duken solide (të forta), kjo është në saje të forcave dhe fuqisë së tërheqjes dhe gravitacionit që lidhin atomet së bashku; materia është në fakt vetëm një përqendrim fenomenal i energjisë.
Prandaj është logjike të mendohet se, nëse materia formohet vetëm nga energjia, atëherë si rrjedhim është edhe trupi i njeriut.
Një trajtim me anë të energjisë, fillimisht praktikohet në trupin eterik (trupi i parë i energjisë që rrethon trupin e njeriut) dhe i cili shërben gjithashtu si një rezervuar energjie.
Prandaj ky trajtim kryhet pa kontakt të drejtpērdrejtë midis pacientit dhe praktikuesit.
Në aspektin Fizik: lehtësimin e dhimbjeve dhe ndihmë për një pjese të trupit që vuan.
Në aspektin Energjik: rritja e nivelit vibrues, largimin e energjive të përdorura, harmonizimi i çakrave dhe ringjalljen e qarkullimit të energjisë.
Në aspektin Psikik: zhvillimi personal dhe ekuilibri i polariteteve.
Sipas Shërimit Energjik, shërimi me anë të energjisë pra ka të bëjë me harmonizimin e strukturave tuaja të energjisë (përfshirë çakrat, meridianët dhe trupat subtil) dhe lejon një ribalancim të thellë duke çliruar informacionet, memorien, lidhjet, bllokimet tuaja të jetës dhe tensionet tuaja, fizike, psikike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.
Qëllimi i shërimit me energji është të ribalancojë energjinë që qarkullon brenda trupit të njeriut dhe të stimulojë aftësitë e tij vetë-shëruese.
Kur energjia rrjedh lirshëm nëpër trupin tuaj, ju keni shëndet të mirë emocional, fizik dhe shpirtëror.
Me fjalë të tjera, përdoret energjia për të shëruar, ribalancuar dhe harmonizuar energjinë e trupit të pacientit, në tërësinë e tij.
-Do të jeni më të vetëdijshëm për jetën tuaj dhe për atë që ju rrethon,
-Ju mundëson të ndiheni më të lehtë, më të qetë,
-Do të shihni më qartë në veten tuaj dhe në jetën tuaj,
-Do të gjeni pagen e brendshme,
-Largon kujtimet e së shkuarës,
-Largon mendimet e kufizuara,
-Lehtëson dhimbjen,
-Ndihmon në shërimin e një zone të sëmurë,
-Sjell çlodhje dhe relaksim,
-Balancon psikikën,
-Redukton ankthin dhe frikën dhe përmirëson gjumin,
-Ndjeheni më të ekuilibruar dhe të përqendruar,
-Krijoni aftësi më të madhe për të marrë vendime,
-Shërimi i dhimbjeve dhe traumave emocionale,
-Rikthen funksionimin harmonik të qendrave energjike etj. etj.
Për më shumë kliko KËTU.