I jashtëzakonshmi, Zhegrova më i miri i javës në Zvicër
Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer këtë edicion.
Edon Zhegrova është zgjedhur si futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Zvicrës, shkruan lajmi.net.
ZHegrova ishte fantastik në fitoren e Baselit 1-3 ndaj Luzernit ku luajti 59 minuta dhe dhuroi dy asistime.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është duke shkëlqyer këtë sezon në Zvicër me katër gola dhe gjashtë asistime në 13 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve të tij të mira ai u shpërblye nga Superliga e Zvicrës me çmimin “Futbollisti i Javës”.
Zhegrova shihet si futbollistë me të ardhme të ndritur pasi është vetëm 22-vjeçar.