Presioni i madh rreth ‘Topit të Artë’ detyron ‘France Football’ ta mendojë t’ia dhurojë një Lewandowskit
France Football nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të ‘Topit të Artë’ 2020 për Robert Lewandowskin, një çmim që nuk u nda vitin e kaluar për shkak të pandemisë. “Ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara.
Mund ta mendojmë, por në të njëjtën kohë të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje”, tha për portalin e lajmeve ‘Watson’ Pascal Ferré, kryeredaktor i France Football.
Megjithatë, nuk ka kaluar pa vëmendje gafa e ceremonisë së dorëzimit të trofeut që bëri homazhe për Diego Maradona dhe Gerd Muller, dy fitues të trofeut të ndarë nga jeta së fundmi, duke harruar Paolo Rossin, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 1982.
Ferré, në lidhje me këtë, komentoi: “Unë nuk dua të futem në këtë lloj polemikash, çfarëdo që të them do të shtrembërohej. Nuk mund të lexosh çdo aspekt të ceremonisë me qëllim polemikat. Nëse do të jetë e nevojshme, unë do të flas drejtpërdrejt me familjen e Paolo Rossit. Duke iu rikthyer në vend të temës tjetër të diskutimit, mosdhënies së çmimit Lewandowski, kryeredaktori i France Football, duke folur për atë që tha Messi, i cili kërkoi të shpërblehej në mënyrë retrospektive sulmuesi polak, shtoi: “Ajo që tha Messi ishte e bukur dhe inteligjente”. Vitin e kaluar Lewandowski ishte favoriti i madh. Në zgjedhjet e së hënës në mbrëmje, polaku përfundoi i dyti pas shtatë herë fituesit Messi. “Unë nuk e vura Messin të parin. Zgjodha Lewandowskin, por mendoj se Messi gjithashtu e meritoi Topin e Artë”, shtoi Ferré.