PSG vendos shtatë dhi të arta para Kullës ‘Eifel’ për ta nderuar Messin
Lionel Messi është fituesi për herë të 7-të i “Topit të Artë”, duke treguar edhe njëherë se është më i miri në botë.
Ylli argjentinas mposhti Robert Lewandowskin dhe Jorginhon, për të fituar çmimin më të madh individual për një lojtar.
Skuadra ku aktivizohet “Pleshti”, PSG ka menduar një mënyrë të veçantë.
Shtatë dhi të arta janë vendosur para “Kullës Eifel” në vlerësim të “Topit të Artë”, që tregojnë edhe sa herë e ka fituar lojtarin këtë çmim.
Ai po vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Paris dhe kjo gjë mund të jetë motiv shtesë për vazhdimin e sezonit.