Nëse doni dhëmbë më të bardhë, shmangni këto ushqime
Nuk duhet të mjaftoheni me faktin që lani dhëmbët 2 herë në ditë! Ky s’është zakoni i vetëm që mund t’ju mbajë dhëmbët e bardhë. Kujdesi me ushqimin është një tjetër faktor i rëndësishëm. Ç’duhet të shmangni?
Alkooli me ngjyrë
Dhëmbët përthithin lëngje me ngjyrë: kafe, çaj, dhe verë, gjatë gjithë jetës tuaj, duke shkaktuar njolla të brendshme tek dhëmbët, shumë të vështira për t’i hequr.
Veçanërisht kafja
Përveç dëmtimit të dhëmbëve, kafja mund të shkaktojë edhe frymëmarrje me erë të keqe, pasi ajo neutralizon acidin në stomakun tuaj, i cili dërgon lëngje gastrike në kavitetin e gojës. Lajini dhëmbët pasi të pini kafe, pastrojini tek dentisti çdo 6 muaj dhe mos pini kafe para një eventi të rëndësishëm.
Qepë dhe hudhra
Era që lënë pas konsumimit hudhrat dhe qepët njihet si shumë e vështirë për t’u larguar. Edhe pse ato mund të evitohen lehtësisht, shpesh mund të fshihen si përbërës në gatime të ndryshme.
Çdo gjë me fara
Farat e lulekuqes, luleshtrydhet, farat e susamit gjejnë çdo hapësirë midis dhëmbëve dhe vendosen atje. Të vështira për t’u hequr, këta fajtorë janë turpërues dhe shkaktojnë dëme, duke u fshehur midis dhëmbëve.
Mishi i kuq
Mishi i kuq lë një shijë të çuditshme në gojë, pa përmendur fijet që ngecin midis dhëmbëve.
Burimi: Elite Daily