Shoferët misteriozë që sollën ‘Topat e Artë’ heqin maskat dhe të gjithë mbesin të befasuar
Spektakli në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ ka vazhduar, teksa eventi filloi nga ora 20:30, shkruan Periskopi.
Pasi pamë yjet e mbrëmjes duke ecur në tepihun e kuq, ishte koha që të silleshin ‘Topat e Artë’ në skenë, shkruan Periskopi.
Dhe dy personat që ishin të maskuar e që i sollën me një veturë luksoze, hoqën ato për të zbuluar se janë dy ngasësit e njohur të Formula 1, Fernando Alonso dhe Esteban Ocon. /Periskopi.com/