Plaçkitet KF Trepça 89: Vidhet një televizor nga zyra e sekretarit të klubit
Klubi i futbollit nga Liga e Parë e Kosovës, KF Trepça 89 ka komunikuar një lajm të hidhur për opinionin, shkruan Periskopi.
Në komunikatën e lëshuar nga klubi në Facebook, të hënën mbrëma, Trepça 89 njofton se grabitësit kanë thyer dyert e stadiumit dhe janë futur në zyrën e sekretarit ku kanë vjedhur një televizor dhe gjësende të imta.
Më poshtë, komunikata e plotë:
Deklaratë për Mediat televizive dhe Online Portalet.
Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave.
Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e Stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyren e Sekretarit dhe nga aty vjedhin një Televizor dhe disa gjësende të imta.
Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rrethë objektit të Stadiumit ku siq dihet fatkeqësishtë në murin e pjesës Lindore të Stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit.
Lutemi që ky të jetë rasti i fundit se siq dim edhe para dy viteve pati ndodhur i njejti rast kur janë thyer zyret dhe janë vjedhur disa gjera që kanë të bëjnë me Dokumentacionin Administrativ të klubit.
Zyra për informim
KF TREPÇA’89 FC
Mitrovicë
29.11.2021